Kur atdheu është nën pushtim, liria bëhet një ideal për të cilin ia vlen të sakrifikosh gjithçka.
Në romanin Stina e armëve, Petro Marko na çon në Shqipërinë e trazuar të Luftës së Dytë Botërore, atje ku jeta dhe vdekja, frika dhe guximi, dhimbja dhe shpresa përplasen në çdo hap.
Me një rrëfim të ngjeshur e dinamik mes betejave, humbjeve dhe sakrificave, me personazhe që mbartin dramën e kohës së tyre, autori sjell një histori ku fati i individit ndërthuret me fatin e një kombi. Interesante duket në këtë roman fundi i historisë së dy të dashuruarve. Pas vdekjes së partizanes Besa, Vetëtima dëshpërohet shumë. Çdo jetë e humbur lë pas dhimbje, çdo akt guximi ndez shpresën, ndërsa lufta vë në provë jo vetëm trimërinë, por edhe ndërgjegjen dhe dinjitetin njerëzor.
Stina e armëve është një roman për çmimin e lirisë, forcën e bashkimit dhe gjurmët që lufta lë në shpirtin e njeriut – një histori që na kujton se liria nuk dhurohet, por fitohet me guxim, sakrificë dhe shpresë.



Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.