Djemtë e përçarë të Amerikës është një variant më i plotë i skenarit të dokumentarit me të njëjtin titull, i cili fitoi çmimin special në “Tirana Film Festival”, në vitin 2012, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Në të gjenden intervista dhe dëshmi të mbledhura që prej vitit 1994. Arsyeja e vonesës së publikimit të tij ka të bëjë me temën që trajton dhe emocionet e forta që më kanë shoqëruar në vitin 2012, kur doli dokumentari… Sot, 33 vjet më pas, disa prej të intervistuarve nuk jetojnë më. Ndonjë prej tyre m’i la dëshmitë edhe si një lloj amaneti, për t’i lënë ato të shkruara. E di që libri do të ngjallë polemika, por jam i mendimit, se mitet dhe krijimi i tyre e mbyllin një shoqëri, ndërsa të vërtetat janë ilaçi më i mirë për hapjen e saj. Gjithsesi, çfarëdo që të gjeni në këtë libër, nuk i cenon aspak figurat e mëdha të patriotizmit shqiptar, por tregon se, pavarësisht defekteve që mund të kemi, secili prej nesh mund të jetë patriot sipas mënyrës së tij. Dhe patriotizmi, ndryshe nga nacionalizmi, nuk del kurrë nga moda.
Djemtë e përçarë të Amerikës
800 L
Djemtë e përçarë të Amerikës është një variant më i plotë i skenarit të dokumentarit me të njëjtin titull, i cili fitoi çmimin special në “Tirana Film Festival”, në vitin 2012, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Në të gjenden intervista dhe dëshmi të mbledhura që prej vitit 1994.
Bli| Autor: | Sokol Balla |
|---|---|
| Botues: | Albas |
| Viti i botimit: | 2025 |
| Faqet: | 96 |
| ISBN: | 978-9928-922-45-8 |



Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.