info@albas.al
TEL: 04 580 0160
Close

Ju shkruaj në errësirë

(1 customer review)

800 L

Romani ka marrë çmimin e publikut në vitin 2016, çmim i organizuar nga revista Elle, (që ka kurorëzuar shumë shkrimtarë të cilët më vonë janë bërë të famshëm si Paolo Coelho, Eric-Emmanuel Schmitt etj…).

Bli

Më 1953, studentja për mjekësi, Polinë Dybyison doli para Gjykatës së Krimeve (që na kujton fatin tragjik të shumë vajzave e grave në shoqërinë e sotme shqiptare). Dëshmitarët që folën rreth figurës morale të saj, treguan se ajo gjithashtu ishte qethur pas Çlirimit, edhe pse harruan të thonë se atëherë ishte veçse gjashtëmbëdhjetë vjeç e gjysmë. Këto janë faktet, të pakundërshtueshme. Polina u bë gruaja e vetme kundër së cilës Ministria e Çështjeve Publike, siç e quajnë ndryshe opinionin francez, domethënë shoqëria franceze, kërkoi dënimin me vdekje për një krim dashurie, çka nuk preku askënd në atë epokë, madje as Simonë dë Bovuar, edhe pse ajo pa te Polina Dybyison shembullin e gjallë të një gruaje të shkatërruar nga burrat. Autori e shkruan këtë roman të bazuar në një ngjarje të vërtetë në vetën e parë, duke na bërë të përjetojmë në palcë heshtjet, ëndrrat dhe vuajtjet e një vajze të re, të dënuar me vdekje tri herë nga meshkujt e kohës së saj.

Janë të rrallë burrat që i kuptojnë femrat. Zhan-Lyk Seglë ka arritur të hyjë në shpirtin e njërës prej tyre. Dhe jo të çfarëdolloj femre. Ka arritur të hyjë në shpirtin e Polinë Dybyison, një nga kriminelet më të famshme franceze. Dhe të bën ta duash. Ta admirosh. Ta kuptosh. Të urresh viktimën e saj. Të urresh ata që e dhunuan. Të urresh gjykatësit. Te urresh padrejtësinë e drejtësisë. Të urresh sehirxhinjtë që ushqehen me pafajësinë e saj, me dhimbjen e saj. Të urresh një shoqëri të tërë, që me mentalitetin e saj, i heq të drejtën të dashurojë. “Njeriu nuk vdes nga dashuria, por vetëm nga mungesa e saj”, – thotë Polina.

I veshur me ngjyrat e dhimbjes, ky roman, që përpihet me një frymë, është një himn për jetën, për dinjitetin, për dashurinë.

Romani ka marrë çmimin e publikut në vitin 2016, çmim i organizuar nga revista Elle, (që ka kurorëzuar shumë shkrimtarë të cilët më vonë janë bërë të famshëm si Paolo Coelho, Eric-Emmanuel Schmitt etj…).

Autor:

Jean-Luc Seigle

Botues:

Albas

Përktheu:

Rina Çela Grasset & Luan Rama

Viti i botimit:

2017

Faqet:

152

ISBN:

978-9928-02-991-1

Shto vlerësimin tënd

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × five =


  1. albas

    Shum liber i mire

X