Mos më thoni që nuk e njihni Aleksandrin! Është vëllaçkoja i Estes dhe Kokosë. Po pra, ai buçkoja trazovaç te “Bëmat e Estes dhe Kokosë”. E po, tani është rritur dhe ka shkuar në shkollë.
– Pse nuk bën një libër vetëm për mua? – më pyeti një ditë ai me vetulla të rrudhura. Një të marrë laptopin, një të thirrur të gjitha personazhet e përrallave dhe pasi kishte bërë një buqetë me krejt ngjyrat e dëshirave, m’i vuri përpara mbi tryezë.
– Merri këto tani, – më tha, – dhe bëj një libër për mua!
Si mendoni ju, a mund t’i thosha “jo” Aleksandrit? Ja, kështu lindën poezitë e këtij libri.
Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.