Peizazhe, humor, takime e reflektime të një udhëtari sternian, që rrugëton, me përkushtime dëshirë përgjatë lumit të vjetër, që nga burimet e tij e deri në Detin e Zi, duke risjellë njëherësh në kujtesë vetë jetën dhe stinët e kulturës bashkëkohore, faktet e njohura dhe brengat e saj. Një itinerar, i përzier mes romanit dhe sprovës, që ndjek kulturën si përvojë jetësore përmes vendeve të vizituara e të eksploruara dhe rindërton mozaikun e qytetërimeve të Europës Qendrore, me tërë larminë e popujve e të kulturave; skicon profilin e saj përmes gjurmëve të historisë së madhe dhe të atyre fragmentare të jetës së përditshme.
Udhëtimi, real dhe imagjinar njëherësh, aventura e brendshme, dokumentet arkivore të shumta e të hollësishme ushqejnë trillin letrar dhe shmangiet fantastike të një udhëtari kureshtar për vendet, librat dhe njerëzit, duke krijuar një Dekameron danubian në miniaturë, me histori e ngjarje, fate individuale e kolektive, të mbetura pa zot brigjeve të lumit dhe të kohës. Danub është rruga e pështjelluar në kërkim të kuptimit të jetës dhe të historisë, që nga atlaset e Europës së vjetër e deri në ditët tona.
Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.