info@albas.al
TEL: 04 580 0160
Close

Murgu që shiti ferrarin

900 L

MURGU QË SHITI FERRARIN është një tregim për avokatin e shkëlqyer Julian Mantëlli, të cilin mënyra e vështirë e jetës që bënte e çoi drejt një infarkti fatal, në mes të sallës së gjyqit mbushur plot me njerëz. Shkatërrimi fizik e çoi drejt krizës shpirtërore, e nxiti të mendonte për jetën e tij dhe të kërkonte përgjigjen e pyetjeve më të rëndësishme të jetës.

Bli

MURGU QË SHITI FERRARIN është një tregim për avokatin e shkëlqyer Julian Mantëlli, të cilin mënyra e vështirë e jetës që bënte e çoi drejt një infarkti fatal, në mes të sallës së gjyqit mbushur plot me njerëz. Shkatërrimi fizik e çoi drejt krizës shpirtërore, e nxiti të mendonte për jetën e tij dhe të kërkonte përgjigjen e pyetjeve më të rëndësishme të jetës. Me shpresë se do të gjente lumturinë dhe ushqimin shpirtëror, ai niset drejt një udhëtimi të jashtëzakonshëm. Duke njohur një kulturë të lashtë nga Të Urtit që jetonin në malet e Himalajeve, ai zbulon mënyrën e fuqishme se si të çlirojë potencialet e trurit, trupit dhe të shpirtit. Gjithashtu, mëson të jetojë me më shumë pasion, kuptim dhe në paqe me veten. Një përzierje e shkëlqyeshme e urtësisë së përjetshme, shpirtërore lindore dhe e parimeve të rrepta të suksesit në Perëndim. Ky rrëfim na tregon hap pas hapi rrugën e një jete me më shumë guxim, begati dhe gëzim.

Në odisenë e tij, Julian Mantëlli zbulon mësime të fuqishme, të mençura dhe praktike, që i ndryshojnë jetën një herë e përgjithmonë. Disa prej këtyre mësimeve janë:

▪ të zhvillojmë mendime të gëzueshme,

▪ të ndjekim misionin dhe thirrjen tonë të jetës,

▪ të kultivojmë vetëdisiplinën dhe të veprojmë me guxim,

▪ të njohim vlerën e kohës si gjëja jonë më e rëndësishme,

▪ “të ushqejmë” marrëdhëniet tona,

▪ të jetojmë plotësisht çdo ditë dhe në çdo kohë.

Autor:

Robin Sharma

Botues:

Albas

Përktheu:

Gent Sinani

Viti i botimit:

2020

Faqet:

208

ISBN:

978-9928-311-89-4

Jepni vlerësimin tuaj për librin “Murgu që shiti ferrarin”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × three =

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.

X