info@albas.al
TEL: 04 580 0160
Close

Shqipja qysh u është dukur?

1,000 L

Prej shekujsh studiuesit kanë shtruar pyetjen e madhe: “kur është shkruar gjuha shqipe?” dhe janë përpjekur t’i japin asaj përgjigje, duke kërkuar dokumentim dhe duke shkuar kështu thellë e më thellë te rrënjët e kulturës së shkruar shqiptare.

Bli

Prej shekujsh studiuesit kanë shtruar pyetjen e madhe: “kur është shkruar gjuha shqipe?” dhe janë përpjekur t’i japin asaj përgjigje, duke kërkuar dokumentim dhe duke shkuar kështu thellë e më thellë te rrënjët e kulturës së shkruar shqiptare. Megjithatë ka mbetur pa u shtruar një pyetje tjetër e qenësishme: “përse do të shkruhej shqipja?” pa një shtysë të fuqishme nuk mund të ndodhte ky akt, që është zanafilla e një jete të dytë, historike e pavdekësisë së një populli. Arkeologjia ka zbuluar kultura të lashta mijëravjeçare, por atje nuk ka pasur shkrim, nuk mund të thuhet me siguri se cilit popull i përkasin ato. Me shkrimin jo vetëm ndahet historia nga prehistoria e një populli, por edhe kjo histori bëhet e pashlyeshme. Përderisa sa pyetja “përse?” nuk është shtruar, as nuk kemi përpjekje të gjera e të hershme për t’i gjetur asaj përgjigje, ashtu si për pyetjen ‘Kur?”. Prandaj me aq sa është e mundur në këtë hap të parë, do të prek dy anë kryesore të pyetjes Përse?- shkruan profesor Xhevat Lloshi në librin e tij studimor, “Shqipja qysh u është dukur? Sa e ëmbël, sa e bukur!” Ky studim ndahet në dy pjesë: ‘Shqiptarët për shqipen’ dhe ‘Të huajt për shqipen’. Ky libër me përmbajtjen e tij është një dëshmi e ngulmët kundër atyre që shprehen se shqipja është e varfër, e papunuar, me shumë fjalë të huaja, e panormuar, e vështirë për disa, e kështu me radhë. Shqipja është një gjuhë si gjithë të tjerat dhe ne e duam atë ashtu si e do çdo popull gjuhën e vet shkruan profesor Xhevat Lloshi.

“Mendoj se duke e thënë qartë që shqipja jonë është e një radhe si gjuhët e tjera evropiane, i kemi dhënë asaj vlerësimin më të shëndoshë, më të qëndrueshëm, më të merituar. Kështu ajo bën pjesë jo vetëm në mjetet e komunikimit ndërkombëtar, e pranuar sipas parimeve të Bashkimit Evropian, por edhe në visarin letrar botëror”.

Autor:

Xhevat Lloshi

Botues:

Albas

Viti i botimit:

2016

Faqet:

240

ISBN:

978-9928-02-796-2

Jepni vlerësimin tuaj për librin “Shqipja qysh u është dukur?”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × four =

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.

X