Dosja HOP-HOP është krijuar për t’i mësuar fëmijët duke u argëtuar. Ilustrimet e fletëve janë frymëzuar nga bota e fëmijëve të moshës 3-4 vjeçare: nga mjedisi në të cilin jetojnë, nga natyra, nga kafshët, si dhe nga përrallat e dashura e personazhet e filmave vizatimorë. Kjo atmosferë frymëzimi dhe fantazie më ka nxitur të ofroj një shumëllojshmëri metodash e teknikash, si: veprimtari, lojëra (gjuhësore, lëvizore, në dyshe, në skuadra), punë artistike, punë me fjalorin, konkurruese, lojë teatrore, mësime vjershash dhe përrallash, lexime, muzikë e kërcime, shfaqje videosh, projekte, eksperimente etj. Sasia e madhe e veprimtarive në një temë mësimore është konceptuar jo vetëm te zbërthimi i të gjitha koncepteve e objektivave kryesorë, por edhe te liria e të zgjidhurit të tyre që gjykoni se u përshtaten fëmijëve apo mundësive tuaja për t’u realizuar, si dhe që të mbulojnë të gjithë kohën e qëndrimit të fëmijës në kopsht.
Paketa HOP-HOP
2,000 L
Dosja HOP-HOP është krijuar për t’i mësuar fëmijët duke u argëtuar. Ilustrimet e fletëve janë frymëzuar nga bota e fëmijëve të moshës 3-4 vjeçare: nga mjedisi në të cilin jetojnë, nga natyra, nga kafshët, si dhe nga përrallat e dashura e personazhet e filmave vizatimorë.
BliAutor: | Albas |
---|---|
Botues: | Albas |
Paketa: | Faqet argëtuese, pino-formuese, kuti me bojra druri, laps i zi. |
ISBN: | 978-608-237-012-5 |
Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.