Të mahnitur nga historia që u tregon peshkatari i vjetër Niko Dabo, pesë fëmijë ndërmarrin një aventurë të rrezikshme: të hyjnë në Shpellën e Piratëve, aty ku nuk ishte futur askush më parë. Pasi zgjedhin kapedanin e tyre guximtar dhe bëjnë përgatitjet e duhura, ata futen në shpellë, ku mësojnë shumë për historinë e saj… Gëzimi i tyre për zbulimet brenda shpellës është i papërshkueshëm, deri në çastin kur duan të largohen nga shpella. Varka e tyre përmbytet dhe ata mbesin të izoluar brenda në shpellë…
Në këtë roman fantastiko-aventuror gërshetohet bota e pasur fantastike me realitetin jetësor. Përmes aventurave të pesë fëmijëve, futemi në botën dhe psikologjinë e tyre. Pavarësisht kushteve dhe rrethanave të ndryshme në të cilat ndodhen, ata janë gjithmonë të pushtuar nga dëshira, pasioni dhe etja për gjërat e pazbuluara, për të eksploruar të mistershmen.
Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.