Edhe pse nuk e dinte se çka ishte simboli, metafora, krahasimi e të tjera si këto, ama kishte një figurë që e njihte mirë; ishte përpëlitur gjatë mes paradoksesh të mëdha që ia marrosnin jetën dhe herë-herë e bënin të ngulfatej në atë mes.
… Te ne nuk ekziston tolerimi, tolerimi i fituesve ndaj humbësve dhe respekti i humbësve ndaj fituesve… prandaj unë e kam humbur besimin, më tremb se në vend të shtetit, mos bëjmë “shqiptarhane”.
… Nëse nuk shtiresh se shkon në xhami apo nuk mban ramazan, me një fjalë nuk bën atë që e bëjnë të gjithë, atëherë ti je jashtë defterit. Edhe sikur të jesh profesor i madh, doktor i madh, aq më tepër psikolog i madh, madje dhe sikur të fitosh çmimin Nobel, ti je jashtë defterit dhe pikë. Edhe Pikasoja apo Ajshtajni po të jetonin këtu, me siguri do të ishin jashtë defterit. Prandaj duhet të shtiresh si të gjithë. Profesori luan rolin e politikanit, politikani të hoxhës, hoxha të psikologut, mjeku të farmacistit e farmacisti të mjekut dhe kështu, duke improvizuar gjithçka, vërtitet jeta jonë brenda kufijve të përcaktuar…
… Dhe e vetmja zgjidhje: Plumbi i artë… pastaj “Tung, s’ka të përtejme!”
… Jetët tona ndaheshin ku fillonin përgjegjësitë dhe puqeshin ku zinte fill shpirti.
LATIF AJRULLAI (1956–2020) ishte themelues dhe President i shtëpisë botuese ALBAS. I diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës për Kimi dhe me studime pasuniversitare në Farmaci, ai punoi për shumë vite si profesor, përpara se t’i përkushtohej plotësisht botimeve. Me vizion dhe përkushtim, së bashku me partneren e tij, poeten Rita Petro, ai krijoi një rrjet botues që solli tekstet dhe librin shqip në të gjitha trevat shqiptare dhe në diasporë. Z. Ajrullai njihet për rolin e tij novator në digjitalizimin e teksteve shkollore përmes “Portalit Shkollor Albas” dhe për themelimin e shtypshkronjës moderne Deaprint. Ai do të kujtohet si një intelektual vizionar, botues i përkushtuar dhe mbështetës i palodhur i arsimit e i dijes shqiptare.



albas –
Great book, i suggest you to buy it.
albas –
Shum i bukur