info@albas.al
TEL: 04 580 0160
Close

Udhëzues metodik për dosjen HOP-HOP

Për një efikasitet maksimal në mësimdhënie, pra, jo thjesht për të arritur objektivat e caktuar, por për t’u çliruar fëmijëve fantazinë, për t’u ngacmuar idetë dhe emocionet dhe për t’i nxitur të ëndërrojnë, nevojitet ndërthurja që ju do t’i bëni zbatimit të këtyre modeleve të sugjeruara me përgatitjen dhe përvojën tuaj. Po ashtu, nevojitet edhe ndërthurja e profesionalizmit tuaj me pasionin.

Bli
Shkarkoni materialet e mëposhtëme:

Zgjidhni të paktën një mundësi


Këto metoda e teknika bashkëkohore të larmishme që janë përfshirë në këtë udhëzues metodik, janë konceptuar për të përcjellë:

– Ndërthurjen e situatave metodike rreth koncepteve kryesore të temës;

– Ndërthurjen ndërlëndore të pesë fushave të njohjes (gjuhësore, matematikore, shkencore, artistike dhe të edukimit social e mjedisor);

– Ndërthurjen e pesë fushave kryesore të zhvillimit të përgjithshëm në fëmijërinë e hershme: zhvillimit njohës (konjitiv), zhvillimit të të shqiptuarit e të të folurit, zhvillimit social dhe emocional, zhvillimit të vogël dhe atij të madh motorik;

– Ndërthurjen e nxënies me edukimin, procese këto të pandara dhe njësoj të rëndësishme.

Përveç tyre, për një efikasitet maksimal në mësimdhënie, pra, jo thjesht për të arritur objektivat e caktuar, por për t’u çliruar fëmijëve fantazinë, për t’u ngacmuar idetë dhe emocionet dhe për t’i nxitur të ëndërrojnë, nevojitet ndërthurja që ju do t’i bëni zbatimit të këtyre modeleve të sugjeruara me përgatitjen dhe përvojën tuaj. Po ashtu, nevojitet edhe ndërthurja e profesionalizmit tuaj me pasionin.

Autor:

Rudina Çupi

Botues:

Albas

Viti i botimit:

2017

Faqet:

320

ISBN:

978-9928-02-820-4

Jepni vlerësimin tuaj për librin “Udhëzues metodik për dosjen HOP-HOP”

Your email address will not be published.

4 × 1 =

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.

X