“Tytnia” është një cikëlth poetik, i cili ka dashur të riprekë edhe një herë besëtytnitë e së shkuarës së largët shqiptare, të cilat ende vulosin se si vajzat tona duhet të trajtojnë djemtë tanë. Një rikthim i së shkuarës në modernen e sotme, e cila ecën shpejt. Madje aq shpejt, sa nuk e kuptojmë që na janë kalbur penjtë e plagëve, që pretendojmë se na janë shëruar. “E kam mishin e mirë” nuk mund të jetë më një argument shërimi, kur dhuna që na është ushtruar ka qenë e pamëshirshme si me intelektualen, aq edhe me atë më pak intelektualen. Nëse këto poezi “therin” sadopak, atëherë ka nisur faza e dezinfektimit. Ka ardhur momenti të hedhim tutje besët e vjetra, për të rindërtuar besë të reja, me në qendër veten tonë femërore. Dhe kur themi femërore, fjala është për qenien njerëzore dhe ndarjen e barabartë të të dyja gjinive energjetike, që e përkufizojnë së bashku atë. Ekuilibri mes dy forcave.
Tytnia
500 L
“Tytnia” është një cikëlth poetik, i cili ka dashur të riprekë edhe një herë besëtytnitë e së shkuarës së largët shqiptare, të cilat ende vulosin se si vajzat tona duhet të trajtojnë djemtë tanë. Një rikthim i së shkuarës në modernen e sotme, e cila ecën shpejt.
Bli| Autor: | Enxhi Naum |
|---|---|
| Botues: | Albas |
| Viti i botimit: | 2023 |
| Faqet: | 46 |
| ISBN: | 978-9928-807-83-0 |



Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.