Antologjia e poezisë nga “A Dangerous Method” nisi si eksperiment social virtual. Anëtarë me aftësi të veçanta artistike, por edhe personalitete krijuese, u mblodhën në një arenë të madhe e sekrete virtuale. Këtu koha virtuale për këtë grup u kthye në një përvojë të shtyrjes së kufijve në rrugë të rrezikshme, të vendosjes së vetes në limite e përtej. Për të çliruar kështu mendjen me të vetmen mënyrë, mënyrën e kërkimit të Së VËRTETËS. Kështu lindi grupi sekret “A Dangerous Method”!
E tërë energjia e krijuar dhe e grumbulluar gjatë tërë kësaj kohe, që të merrte një kuptim, kërkonte një ndryshim forme, hapësira të reja… Dhe “DM” u kthye nga një hapësirë krijuese virtuale, në një motor pune krijuese reale.
Kështu lindi Antologjia e Poezisë “A Dangerous Method”.
Sigurisht, “A Dangerous Method” nuk përmblidhet vetëm me një grup poetësh… Dhe poezia e këtij brezi nuk mblidhet dot në një grup të reduktuar njerëzish, pasi ka të tjerë poetë fantastikë që nuk gjenden në këtë antologji. Në këtë antologji janë përzgjedhur vetëm krijimet e poezisë që janë postuar në grup, të cilat janë mbledhur me sugjerimin dhe dëshirën e mirë të poetes dhe botueses Rita Filipi, për t’i ndarë krijimet e këtij grupi edhe më gjerë ndër lexues.
Njerëzit vijnë, marrin, japin, ikin. Krijesa e gjallë poetike mbetet.
Lexim të mbarë!
Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.