Deti, fitues i çmimit “Man Booker” 2005, është një meditim prekës mbi humbjen dhe fuqinë shëlbuese të kujtesës.
Pas vdekjes së të shoqes, historiani i artit Maks Mordën tërhiqet për të shkruar në fshatin bregdetar ku dikur, në fëmijëri, pat kaluar verat me prindërit. E shkuara shndërrohet në strehën dhe ngushëllimin e vetëm të Maksit, që risjell ndër mend verën kur takoi për së pari familjen Grejs.
E tashmja e dhimbshme e bën Maksin të kërkojë një strehë të pagjasë te kujtimi i një çasti shumë specifik të fëmijërisë: vera e inicimit të tij në jetë dhe në ëndjet e saj, e zbulimit të miqësisë dhe dashurisë, por edhe, fundja, e dhimbjes dhe e vdekjes.
Teksa kujtimet shpalosen, pak e nga pak zë të zbulohet ngjarja tragjike që ngjau atë verë, “ditën e baticës së çuditshme”.



Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.