Dy dhelpra dhe një sekret. I takon Morisit që ta zbulojë. Në moshën 11-vjeçare sapo është shpërngulur në Dautremer, një fshat i përhumbur në Korsikë: ndërkohë që prindërit do të merren me drejtimin e hotelit të rrënuar Napoleon, ai do të vërdalliset duke regjistruar tingujt e detit. Të paktën, kjo ishte ideja, derisa një ditë takon Odrin, një moshatare të tij. Ajo i tregon për zhdukjen e një marinari gjerman. Ky nuk është i vetmi mister. Shumë shpejt, Morisi dhe Odri do të zbulojnë se në të gjithë fshatin fshihet një sekret i errët, që i ka rrënjët në Luftën e Dytë Botërore. Në të njëjtën luftë, Romeli, gjenerali nazist i quajtur Dhelpra e Shkretëtirës, dhe Sant-Ekzuperi, autori i famshëm i Princit të vogël, mund të kenë bashkëpunuar për të ndryshuar fatin e konfliktit, duke nisur një gjueti thesari që zgjat prej 40 vjetësh dhe që shpie pikërisht në ata shkëmbinj…
Dhelprat e shkretëtirës
1,100 L
Dy dhelpra dhe një sekret. I takon Morisit që ta zbulojë. Në moshën 11-vjeçare sapo është shpërngulur në Dautremer, një fshat i përhumbur në Korsikë: ndërkohë që prindërit do të merren me drejtimin e hotelit të rrënuar Napoleon, ai do të vërdalliset duke regjistruar tingujt e detit.
BliAutor: | Pierdomenico Baccalario |
---|---|
Botues: | Albas |
Përktheu: | Teuta Meçi |
Viti i botimit: | 2019 |
Faqet: | 384 |
ISBN: | 978-9928-300-93-5 |
Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.