info@albas.al
TEL: 04 580 0160
Close

Bija e Varrmihësit

1,400 L

Për t’i shpëtuar përndjekjes naziste në Gjermaninë e vitit 1936, familja Shvart emigron në Shtetet e Bashkuara, në një qytezë në periferi të Nju-Jorkut. Babai, një ish-mësues në shkollë të mesme, i nënshtrohet së vetmes punë që mund të gjejë: varrmihës dhe mbikëqyrës i varrezës.

Bli

Për t’i shpëtuar përndjekjes naziste në Gjermaninë e vitit 1936, familja Shvart emigron në Shtetet e Bashkuara, në një qytezë në periferi të Nju-Jorkut. Babai, një ish-mësues në shkollë të mesme, i nënshtrohet së vetmes punë që mund të gjejë: varrmihës dhe mbikëqyrës i varrezës. Aktet e dhunshme raciste mbi familjen Shvart në Amerikën e vitit 1940 e vështirësojnë edhe më shumë mbijetesën e tyre. Paragjykimi lokal dhe brishtësia emocionale e vetë familjes Shvart çojnë në një tragjedi të paimagjinueshme, ku e bija varrmihësit, Rebeka Shvart, mbetet jetime që e mitur. Pas tragjedisë, ajo fillon aventurën e saj nëpër Amerikë, e përfshirë në një odise të jashtëzakonshme e të rrezikshme erotike, në një vorbull misteri dhe zbulimi të vetvetes. Por, teksa Rebeka përpiqet të gjejë rrugën e saj në shoqëri, duke fituar legjitimitet përmes martesës dhe mëmësisë, e shkuara e ashpër dhe e pashmangshme, ndërhyn në një mënyrë a në një tjetër. Bija e varrmihësit është një roman për identitetin dhe sfidat me të cilat përballemi për të triumfuar në të shkuarën tonë dhe për të fituar pranimin e të tjerëve.

Bija e varrmihësit është romani i 36-të i Joyce Carol Oates-it. Ngjarja e romanit është bazuar në jetën e gjyshes së saj. Oates-i shpjegon se vendosi të shkruante për familjen e saj vetëm pasi i vdiqën prindërit (në vitin 2000 dhe 2003), duke shtuar se “historia e familjes ishte e mbushur me xhepa heshtjeje. M’u desh të përdorja shumë imagjinatë për ta rikrijuar”.

Bija e varrmihësit u botua në vitin 2007 dhe është përfshirë në listën e librave bestseller në gazetën New York Times. Romani gjithashtu ka qenë nja nga librat finalistë, kandidat për çmimin National Book Critics Circle Award në prozë.

Joyce Carol Oates ka shkruar 56 romane, mbi 30 përmbledhje me tregime, tetë vëllime me poezi, drama, ese të panumërta dhe kritikë letrare. Është fituese e shumë çmimeve letrare, ndër to e çmimeve National Book Award (1969), PEN/ Malamud për “përsosmëri në prozën e shkurtër”, Prix Femina (2005), Commonwealth për “shërbim të shquar në letërsi” (2003), Chicago Tribune Lifetime Achievement Award (2006) etj. Oates-i është anëtare e Akademisë Amerikane të Arteve dhe të Letrave që prej vitit 1978. Romani Bija e varrmihësit (2007) është klasifikuar si bestseller në listën e NewYork Times-it. Prej më shumë se njëzet e pesë vjetësh, Oates-i është një nga kandidatet më të diskutuara për çmimin Nobel në letërsi.

Ajo ka shkruar edhe romane triller/mister, nën pseudonimet Rosamond Smith dhe Lauren Kelly.

Autor:

Joyce Carol Oates

Botues:

Albas

Përktheu:

Luljeta Lleshanaku

Viti i botimit:

2016

Faqet:

660

ISBN:

978-9928-02-652-1

Jepni vlerësimin tuaj për librin “Bija e Varrmihësit”

Your email address will not be published.

14 + two =

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.

X