Ky vëllim i titulluar “Fatet” është vëllim i parë i serisë “Dritëhije”. Ngjarjet në këtë libër zhvillohen në mjedise të ndryshme, herë të vërteta dhe herë imagjinare, por gjithnjë të ndërtuara me ngjyrat e dualizmave njerëzorë, ku njeriu takohet me veten dhe me tjetrin; me të jashtmen dhe të brendshmen; është i lidhur dhe i ndarë; emocional dhe racional; në kërkim të gjithçkaje, por i kushtëzuar në veprime që përsëriten; është armik dhe mik; i dizajnuar për madhështi, por performues i shtazërisë, paqësor dhe vrasës; i ndjeshëm dhe indiferent; i babëzitur për dije, por i dëshpëruar të përqafojë variantet e para iluzive… që të gjitha këto janë dritëhije të pjerrëta, reale e të vërteta.
Dritëhijet – Fatet
1,000 L
Ky vëllim i titulluar “Fatet” është vëllim i parë i serisë “Dritëhije”.
Bli| Autor: | Xhoana Jaku |
|---|---|
| Botues: | Albas |
| Viti i botimit: | 2022 |
| Faqet: | 358 |
| ISBN: | 978-9928-920-15-7 |



Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.