info@albas.al
TEL: 04 580 0160
Close

Gjyshi në kornizë

420 L

Ermir Nika lindi në Tiranë më 17.2.1978 dhe përket atij brezi autorësh, krijimtaria e të cilëve u shfaq në letrat shqipe pas viteve 90. Në vitin 1996, kur ishte ende nxënës në shkollën e mesme, botoi libri e tij të parë me poezi “Lumi i ëndrrave, vetmia”.

Bli

Ermir Nika lindi në Tiranë më 17.2.1978 dhe përket atij brezi autorësh, krijimtaria e të cilëve u shfaq në letrat shqipe pas viteve 90. Në vitin 1996, kur ishte ende nxënës në shkollën e mesme, botoi libri e tij të parë me poezi “Lumi i ëndrrave, vetmia”. Kur ndiqte studimet e larta për Gjuhë-Letërsi, bëhet i njohur me botimet e shumta në shtypin periodik dhe atë letrar. Ka shkruar dhe ka botuar poezi dhe prozë, të cilat do ta bëjnë të njohur brenda dhe jashtë vendit. Komunikimi i tij me lexuesin ka vijuar edhe në fushën e studimeve dhe të letërsisë për fëmijë.

Në këtë libër, Gjyshi në kornizë, autori sjell me emocion një ngjarje kulmore, nga jeta e një gjyshi dhe nipit të tij. Fëmija ndodhet para vështirësish natyrore, të cilat shumëfishohen nga humbja aksidentale e gjyshit. Përballimi i situatës, me ndihmën e njerëzve të rastësishëm, dhe forca e vitaliteti i gjyshit, i mbeten fëmijës të pashlyeshme në kujtesë. Përshkrimet e situatave, dhënë me shumë art, lexuesit do t’i mbeten gjatë në kujtesë, së bashku me foton e gjyshit në kornizë.

Autor:

Ermir Nika

Botues:

Albas

Viti i botimit:

2017

Faqet:

52

ISBN:

978-9928-02-976-8

Jepni vlerësimin tuaj për librin “Gjyshi në kornizë”

Your email address will not be published.

twenty + 16 =

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.

X