info@albas.al
TEL: 04 580 0160
Close

Grimca

500 L

Përralla tërheqëse, që të mbajnë pa frymë dhe nxitin imagjinatën. Secila prej tyre bart një mesazh të dobishëm për jetën.

Bli

Në librin Grimcat do të lexoni përralla dhe poezi.

Përrallat
Përralla tërheqëse, që të mbajnë pa frymë dhe nxitin imagjinatën. Secila prej tyre bart një mesazh të dobishëm për jetën. Lexuesi patjetër që do të bindet se durimi, mirësjellja, modestia, sinqeriteti, mbajtja e fjalës janë virtyte që gjithmonë në fund na bëjnë fitues ndaj padrejtësive dhe sfidave.
Me personazhe fiktive, ndonjëherë të hiperbolizuara, na jepet një pasqyrë e realitetit njerëzor, gjë që ndihmon në perceptimin dhe kuptimin e lehtë të ngjarjeve të zhvilluara në secilën prej përrallave.
Princeshat e princat, djaloshi prej liqeni, djaloshi jodurimtar, piktura llafazane e pasqyra mashtruese janë disa nga personazhet që patjetër do t’i tërheqin lexuesit e vegjël, por edhe të rriturit.
Porositë që përcjellin këto përralla pa dyshim që lexuesit do t’i mbeten gjatë në mendje.

Poezitë
Autorja/i shpalos ndjenja nga më të ndryshme në poezitë e përfshira në libër. Përcjell mërzi në poezitë për njeriun e trishtuar, për lotin, tradhtinë, për humbjen e babait. Krahas mërzisë, ndihet një ndjenjë paqeje në poezitë kur shkruan për natën, yjet e ylberin, për njerëzit më të dashur, për jetën.

Autor:

Kristi Thanasi

Botues:

Albas

Viti i botimit:

2019

Faqet:

60

ISBN:

978-9928-300-92-8

Jepni vlerësimin tuaj për librin “Grimca”

Your email address will not be published.

one × 5 =

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.

X