Familja nuk është një tablo e përsosur, por as siç mund të mendojë dikush, një vend inatesh e tensionesh të pafundme. Përkundrazi, ajo është një grup i vogël shoqëror, nga ku burojnë emocionet e sinqerta, bashkëveprimet, ruajtja e ekuilibrave, mirëkuptimi reciprok dhe durimi, të cilat shpesh janë të vështira për t’u arritur. Nga kjo përzierje emocionesh, që është e pranishme në çdo familje, fëmijët janë ata që preken më shumë. Ata reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj gjendjeve familjare pozitive apo negative.
Me anë të vizatimeve, fëmijët shfaqin ndjenjat e tyre të vërteta, të cilat, në këtë libër, lexuesi do të mësojë se si t’i interpretojë.
Evi Crotti, psikopedagoge dhe gazetare, ka themeluar dhe drejton shkollën e grafologjisë “Nuovo Centro di Ricerche Crotti” në Milano. Ka shkruar shumë artikuj për raportin ndërmjet shkrimit dhe psikologjisë nëpër gazeta e revista të ndryshme.
Alberto Magni është mjek dhe psikoterapist, konsulent grafoteknik, i cili bashkëpunon me “Nuovo Centro di Ricerche Crotti” në aspektet klinike të aktiviteteve psiko- grafo-diagnostike.
Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.