John Tosh është historian britanik dhe profesor emeritus i Historisë në Universitetin e Roehampton-it dhe anëtar i Royal Historical Society. Ai njihet si historian që beson se studimi i historisë është pjesë përbërëse e të kuptuarit të së tashmes, se e kaluara na mëson për të ardhmen dhe se do të ishte mirë ta merrnim parasysh këtë.
Kërkimi i historisë, si hyrje klasike në studimin e historisë, e fton lexuesin të vëzhgojë dhe të shqyrtojë disa nga pyetjet e saj më themelore:
Cili është qëllimi i studimit të historisë? Si e njohim të kaluarën? A ekziston një e vërtetë historike objektive dhe a mund ta arrijmë ndonjëherë atë?
Duke iu përgjigjur këtyre pyetjeve themelore, Tosh-i argumenton se, pavarësisht nga përshtypja e fragmentimit që është krijuar kohëve të fundit nga postmodernizmi, historia është një disiplinë koherente që ende mban gjurmët e origjinës së saj të shek. XIX.
Diskursi i John Tosh-it është i kthjellët dhe tërheqës, çka e bën këtë botim të përshtatshëm për çdo lexues, për studentët, si dhe për hulumtuesit.



Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.