Odisea Mihalis kishte përballuar pothuaj gjithçka: zemërimin e Perëndisë së Luftës, erërat e Poseidonit nëpër dete, magjinë e Circes, qelitë e burgut si në shpellën e Polifemit e shumë vështirësi të tjera.
Pas luftës, më në fund edhe ai, ashtu si Odisea i Homerit, po kthehet në Itakën e tij, ku do të gjejë pretendentët e fronit dhe Penelopën e dëshpëruar.
A do ta përballojë Odisea i shekullit XX sfidën e tij të fundit? Kohërat kanë ndryshuar dhe bota gjithashtu…



Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.