info@albas.al
TEL: 04 580 0160
Close

Nuk mund ta harroj… Antologji me rrëfime të mësuesve

1,000 L

“Nuk mund ta harroj… – Antologji me rrëfime të mësuesve” është një përmbledhje pjesësh të zgjedhura në prozë nga mësues shqiptarë kudo ndodhen, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut e Diasporë.

Bli

“Nuk mund ta harroj… – Antologji me rrëfime të mësuesve” është një përmbledhje pjesësh të zgjedhura në prozë nga mësues shqiptarë kudo ndodhen, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut e Diasporë.
Kjo nismë u organizua nga Portali Shkollor Albas dhe u mundësua nga shtëpia botuese ALBAS për të përkrahur të gjithë ata mësimdhënës shqiptarë që kishin pasion të shkruarin dhe që donin të bëheshin pjesë e një botimi antologjik me kujtime nga jeta e tyre profesionale. Konkursi u shpall në Ditën Kombëtare të Mësuesve, më 7 Mars të vitit 2023, nën moton “Ne, më pranë mësuesve!”.
Kjo ide u mirëprit nga mësuesit dhe pati një interes të madh. Rrëfimet e tyre të përzgjedhura në këtë libër vijnë nga realiteti që ata përjetojnë në klasat ku japin mësim. Rrëfimet e sinqerta të mësuesve nuk kanë shtrirje kohore, por ato mbesin aktuale për çdo kohë, pasi e përbashkëta e të gjitha shkrimeve qëndron pikërisht në anën njerëzore që ata shpërfaqin ndaj nxënësve të tyre; rëndësia që kjo anë ka përballë kornizës profesionale është e padiskutueshme dhe e përkorë!
Nuk do të mungojnë emocionet dhe ndjesitë e shumta teksa ata rrëfejnë mes rreshtash. Janë herë histori që na gëzojnë, por edhe që na trishtojnë. Por kryesorja është se, gjithnjë, të pajisur me ndjenjën e lartë të përgjegjësisë dhe të përkushtimit në profesionin më të shenjtë të mësimdhënies, si edhe me dashurinë prindërore që u përcjellin nxënësve, ata ia kanë dalë mjaft mirë të kryejnë misionin e tyre. Momentet dhe copëzat e kujtimeve që kanë shënjuar pasionin dhe punën e tyre me nxënësit, do të përkujtohen gjithmonë në këtë antologji.

Autor:

Grup autorësh

Botues:

Albas

Viti i botimit:

2023

Faqet:

138

ISBN:

978-9928-807-84-7

Jepni vlerësimin tuaj për librin “Nuk mund ta harroj… Antologji me rrëfime të mësuesve”

Your email address will not be published.

nineteen + 20 =

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.

X