info@albas.al
TEL: 04 580 0160
Close

Poliana

880 L

Poliana njëmbëdhjetëvjeçare, pas vdekjes së prindërve, shkon të jetojë në Vermont, me teton e saj hijerëndë, Polin. Megjithatë, vogëlushja nuk pranon kurrsesi t’i nënshtrohet gjendjes së zymtë, por përkundrazi, zgjedh të shohë anën e mirë të gjërave.

Bli

Poliana njëmbëdhjetëvjeçare, pas vdekjes së prindërve, shkon të jetojë në Vermont, me teton e saj hijerëndë, Polin. Megjithatë, vogëlushja nuk pranon kurrsesi t’i nënshtrohet gjendjes së zymtë, por përkundrazi, zgjedh të shohë anën e mirë të gjërave. Me anë të “lojës së gëzimit”, të cilën ia ka mësuar babai, Poliana gjen arsye që të gëzohet në çfarëdo situate dhe përballon çdo pengesë. Vogëlushja i nxit të tjerët t’i bashkohen lojës së saj të gëzimit dhe të ndryshojnë jetën e tyre të zymtë. Mes lojtarëve të rinj janë zonja Snou, Xhon Pendëlltëni, Nensi etj. Të gjithë tregohen bujarë për ta pranuar në jetën e tyre vajzën e hareshme, që nuk njeh lodhje, edhe pse asaj i duhet të përballojë dhe të kapërcejë sfidat e veta.

Edhe pse Poliana cilësohet si roman për fëmijë, në të vërtetë qëllimi i tij është që të lexohet nga njerëz të të gjithë moshave. Autorja paraqet një udhëtim ndriçues në botën e pafajshme fëmijërore, energjia pozitive e së cilës mund të lehtësojë edhe rrethanat më të zymta. Poliana shërben si frymëzim për shumë njerëz, që asnjëherë të mos dorëzohen në jetë dhe ta shohin atë në mënyrë pozitive.

Autor:

Eleanor H. Porter

Botues:

Albas

Përktheu:

Klodian Briçi

Viti i botimit:

2017

Faqet:

256

ISBN:

978-9928-02-987-4

Jepni vlerësimin tuaj për librin “Poliana”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12 − eight =

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.

X