info@albas.al
TEL: 04 580 0160
Close

Profesionet

550 L

Të gjithëve na kanë pyetur të paktën një herë se çfarë duam të bëhemi kur të rritemi. Shumica e fëmijëve nuk e ka të qartë se cili do të jetë profesioni i tyre derisa mbarojnë studimet, por disa i tregojnë prirjet e tyre që në fëmijërinë e hershme.

Bli

Të gjithëve na kanë pyetur të paktën një herë se çfarë duam të bëhemi kur të rritemi. Shumica e fëmijëve nuk e ka të qartë se cili do të jetë profesioni i tyre derisa mbarojnë studimet, por disa i tregojnë prirjet e tyre që në fëmijërinë e hershme.

Çdo profesion ka sekretet, teknikën dhe mjedisin e tij. Në një profesion je përballë publikut, në tjetrin krijon objekte të domosdoshme për jetesën, në një të tretë ofron argëtim… Por të gjitha profesionet kanë të përbashkët faktin se i sigurojnë njeriut jetesën, si dhe u ofrojnë shërbime të tjerëve.

Në këtë libër do të zbulojmë së bashku profesionet më të zakonshme, karakteristikat e tyre, si dhe detyrat që kryhen në çdonjërin prej tyre. Në këtë mënyrë lexuesit tanë të vegjël do të mësojnë fjalë të reja dhe shumë gjëra mbi disa nga profesionet që mund të ushtrojnë kur të rriten.

Çdo faqe e këtij libri na paraqet një pamje, ku shohim punët që kryejnë disa njerëz, si dhe objektet dhe veprimet që lidhen me to, të cilat fëmija do t’i emërtojë me ndihmën e një të rrituri.

Do të mësojë se çfarë realizohet nga çdo profesion, që të mund të ëndërrojë mbi profesionin e tij të ardhshëm.

Ky libër nxit kureshtjen dhe aftësitë vëzhguese, ndërkohë që fëmija argëtohet duke luajtur me tingujt dhe shkronjat.

Autor:

Meritxell Marti

Botues:

Albas

Përktheu:

Sidita Gjipali

Viti i botimit:

2010

Faqet:

30

ISBN:

978-9989-108-55-6

Jepni vlerësimin tuaj për librin “Profesionet”

Your email address will not be published.

ten + 20 =

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.

X