info@albas.al
TEL: 04 580 0160
Close

Racizmi shpjeguar vajzës sime

750 L

Njeriu nuk lind racist, por bëhet. Këtë përpiqet t’i shpjegojë autori vajzës së tij, Merjemes, e cila gjatë një manifestimi kundër një projektligji për emigracionin e pyeti për racizmin. Libri është në formën e një bashkëbisedimi, që u përgjigjet pyetjeve kureshtare të një fëmije.

Bli

Tahar Ben Jelloun është një nga shkrimtarët më të njohur francezë, i vlerësuar me disa çmime dhe kandidat për çmimin Nobel në Letërsi. Racizmi shpjeguar vajzës sime është bestseller dhe është përkthyer në 25 gjuhë.

Njeriu nuk lind racist, por bëhet. Këtë përpiqet t’i shpjegojë autori vajzës së tij, Merjemes, e cila gjatë një manifestimi kundër një projektligji për emigracionin e pyeti për racizmin. Libri është në formën e një bashkëbisedimi, që u përgjigjet pyetjeve kureshtare të një fëmije. Më shumë se dhjetë vjet pas këtij bashkëbisedimi me të bijën, autori i bën të njohura këto këmbime mendimesh me fëmijët nga gjithë bota, të cilët vazhdon t’i takojë. Sepse së bashku konstatojmë se racizmi jo vetëm nuk është sprapsur, por është bërë i zakonshëm, madje, në disa raste, është thelluar. Ne përpiqemi të kuptojmë format e reja të shfaqjes së tij: rritja e antisemitizmit dhe islamofobisë, diskriminimet, viktima të të cilit janë emigrantët etj.

Ky libër u drejtohet fëmijëve që nuk kanë ende paragjykime dhe prindërve, mësuesve, edukatorëve, për t’iu përgjigjur pyetjeve më të koklavitura nga sa mendojnë fëmijët.

Autor:

Tahar Ben Jelloun

Botues:

Albas

Përktheu:

Miço Gubera

Viti i botimit:

2018

Faqet:

160

ISBN:

978-9928-258-04-5

Jepni vlerësimin tuaj për librin “Racizmi shpjeguar vajzës sime”

Your email address will not be published.

seven + eighteen =

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.

X