Rrugë pa rrugë është një përmbledhje e disa prej tregimeve dhe skicave të Petro Markos, të botuara në gazetat e kohës nga viti 1931–1937.
Në gjakun tim diçka lëvrin. Në zemrën time diçka djeg. Në shpirtin tim diçka përvëlon: jam gjaknxehtë, se jam rritur me misër që ka shumë shpirt. Jam i verbër, se me shekuj më ka munguar drita. Nuk dua të dëgjoj njeri! Nuk më bind askush! Nuk dua të di se ç’bëhet! E shikoj botën, jetën, siç më pëlqen mua: të lumtur? Të humbur? Si? Ja, kështu siç jam unë, është dhe tërë bota. E ku di ti, o lumëmadh, se ç’bëhet përjashta teje! E ku di ti si rrokulliset bota! Dhe pastaj merr guximin të shesësh mendje! Po kujt?…
E ç’t’i them?
Ja një përgjigje shumë e shkurtër: “Ti, mor vëlla, me këto fjalë që më thua, me të vërtetë qenke shqiptar!…”
(Shkëputur nga skica “Një përgjigje” – Gazeta “Shtypi”, 1937)



Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.