Rudi nuk është ujk që ndahet nga shokët. Ai beson te fuqia e tufës dhe mezi pret që edhe ti t’i bashkohesh në aventurën e radhës!
Në shkollën e Rudit ka ardhur një nxënës i ri dhe të gjithë thonë se është i frikshëm. Një ditë, ai mërzitet dhe ia mbath. Rudi nuk mund të qëndrojë duarkryq, ndaj niset ta ndihmojë. Ama shqisat prej ujku e çojnë drejt kështjellës së vjetër mbi kodër, asaj që të fut frikën! A do të tregohet Rudi aq trim sa të ndjekë hundën e tij dhe të zbulojë të vërtetën për përbindëshin e shkollës?



Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.