info@albas.al
TEL: 04 580 0160
Close

Të qetë në kohë lufte

600 L

Ky vëllim me tregime është një libër personazhesh, më shumë se intrigash. Në këto tregime, argumentet thuajse i nënshtrohen konfliktit të disa personazheve, që duket se problemet e tyre i zgjidhin në vetmi dhe jo me gjykimin e shëndoshë, por me shpirtin e tyre sentimental.

Bli

Shtëpia botuese “Albas” sjell në shqip librin e shkrimtarit spanjoll Cristian Crusat, “Të qetë në kohë lufte”. Ky vëllim me tregime është një libër personazhesh, më shumë se intrigash. Në këto tregime, argumentet thuajse i nënshtrohen konfliktit të disa personazheve, që duket se problemet e tyre i zgjidhin në vetmi dhe jo me gjykimin e shëndoshë, por me shpirtin e tyre sentimental. Në tregimet e këtij vëllimi duket se projektohet filmi i një krize, në të cilin parathuhen ndryshime vendimtare, por që kurrë nuk arrijnë të formohen qartësisht në objektivin final të tregimit. Autorit nuk i intereson përfundimi, zgjidhja e historisë së tyre dhe as ndjekja e rrymës klasike të rrëfimit; atë, mbi të gjitha, e shqetëson tema, thyerja, ndeshtrashat e personazheve të tij, braktisja, e cila i mposht ato me një ashpërsi të ftohtë. Në këto rrëfime ka një përzierje çudish, ëndrrash, lirizmi, sugjerimesh, që janë në mëshirë të shkopit drejtues, sa të pavendosur, aq edhe të papritur, të Crusat-it dhe që, për pasojë, dikush atje brenda, në thellësi të guvës së këtyre teksteve, gjendet i humbur dhe mrekullisht i çorientuar.

Autor:

Cristian Crusat

Botues:

Albas

Përktheu:

Erjon & Bajram Karabolli

Viti i botimit:

2017

Faqet:

72

ISBN:

978-9928-02-936-2-2

Jepni vlerësimin tuaj për librin “Të qetë në kohë lufte”

Your email address will not be published.

12 + 8 =

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.

X