info@albas.al
TEL: 04 580 0160
Close

Udhëtim në botën e pikturës shqiptare

1,300 L

Shkrimtari Luan Rama, që është edhe personazhi i gjyshit në këtë libër, e shoqëron mbesën e tij, Lolën, por edhe të gjithë lexuesit e vegjël në atelietë e piktorëve, si dhe në galeritë dhe muzetë e artistëve më të njohur shqiptarë në kohë.

Bli

Shkrimtari Luan Rama, që është edhe personazhi i gjyshit në këtë libër, e shoqëron mbesën e tij, Lolën, por edhe të gjithë lexuesit e vegjël në atelietë e piktorëve, si dhe në galeritë dhe muzetë e artistëve më të njohur shqiptarë në kohë. Ky udhëtim fillon me tablotë e realizuara në shekujt XVI-XVIII, nga mjeshtri i madh Onufri, nga pasuesi i tij i denjë, Konstandin Shpataraku; vazhdon më pas me tablotë e shekullit XX të piktorëve, si Spiro Xega, autori i tablosë së njohur “Skënderbeu”, piktori dhe fotografi i shquar Kolë Idromeno, krijuesi i peizazheve të mrekullueshme, Vangjush Mio. Dhe shfaqen më pas portretet që të mbeten në mendje të motrave Androniqi dhe Sofia Zengo, tablotë me frymën e thellë popullore të Abdurrahim Buzës, portretet dhe peizazhet e mjeshtrit Sadik Kaceli, për ta mbyllur me piktorin me famë botërore, Ibrahim Kodrën, ku mbresëlënëse është dhe piktura e tij e fundit, e mbetur përgjysmë.

Autor:

Luan Rama

Botues:

Albas

Viti i botimit:

2017

Faqet:

80

ISBN:

978-9928-02-985-0

Jepni vlerësimin tuaj për librin “Udhëtim në botën e pikturës shqiptare”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × three =

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.

X