info@albas.al
TEL: 04 580 0160
Close

Udhëzues metodik për paketën NJË HAP drejt SHKOLLËS

Në librat e mësuesit ofrohen metoda e teknika të larmishme, si dhe sugjerohet baza materiale që i nevojitet mësueses/prindit për zbërthimin e saktë të informacionit të dhënë në tekstin e fëmijës.

Bli
Shkarkoni materialet e mëposhtëme:

Zgjidhni të paktën një mundësi


ZBËRTHIMI I TEMËS. Në çdo faqe të tekstit të fëmijës janë paraqitur, me anë të situatave dhe materialit figurativ dhe ilustrativ, njohuritë bazë gjuhësore, shkencore, sociale, artistike që duhet të fitojë fëmija. Në librat e mësuesit ofrohen metoda e teknika të larmishme, si dhe sugjerohet baza materiale që i nevojitet mësueses/prindit për zbërthimin e saktë të informacionit të dhënë në tekstin e fëmijës. Me anë të shembujve, ideve dhe sugjerimeve nxitet mësuesja/prindi për realizimin e tij, duke trajtuar veprimtari që zhvillohen si në orët e parashikuara në program, por edhe për mbulimin në mënyrë efikase të të gjithë kohës që fëmija qëndron në kopsht. Kjo ndërthurje është bërë me synimin që të krijohen modele të arrira të mësimdhënies, duke gërshetuar nxënien dhe edukimin , procese këto të pandara dhe njësoj të rëndësishme.

PËRVETËSIMI I NJOHURIVE. Pyetjet e rubrikës së bashkëbisedimit e nxitin fëmijën të flasë për njohuritë që ka, por e bëjnë të reflektojë dhe të rrëfejë përvojat vetjake, duke bërë lidhjen e asaj që mëson me jetën e përditshme. Ato janë ndërtuar me një gjuhë të thjeshtë e të kuptueshme dhe e nxitin fëmijën të vëzhgojë me kujdes botën përreth dhe të zbulojë të panjohurën e të mësojë për të. Duke u nisur nga vetvetja dhe duke përvetësuar bashkë me të tjerët njohuri të reja, fëmija bëhet i sigurtë, shmang ankthin dhe i shpreh lirshëm mendimet dhe emocionet e tij.

VEPRIMTARIA E PAVARUR E FËMIJËS. Një nga etapat më të rëndësishme të të nxënit është nxjerrja e një produkti ng vetë fëmija. Puna krijuese, si: vizatimet, ngjyrosjet, aplikacionet, mbjellja e luleve, kujdesi për to e veprimtari të tjera, si dhe plotësimi i detyrave/kërkesave të tekstit bhen hap pas hapi dhe vazhdimisht të shoqëruara me bashkëbisedim dhe shpjegim, në mënyrë që asnjë fëmijë tëmos mbetet prapa, edhe në rast kur nuk e kupton. Këto veprimtari i rritin fëmijës vetëbesimin, i nxitin shpirtin krijues dhe i ngulitin më mirë njohuritë e fituara.

Autor:

Rudina Çupi

Botues:

Albas

Viti i botimit:

2014

Faqet:

336

ISBN:

978-9928-02-439-8

Jepni vlerësimin tuaj për librin “Udhëzues metodik për paketën NJË HAP drejt SHKOLLËS”

Your email address will not be published.

16 − 9 =

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.

X