Gumëzhitja e fëmijëve në ditën e parë të shkollës e gjer në të fundit, përzierja e kësaj zhurme me ankthet e prindërve, herë një baba i varfër, herë i kamur, herë një nënë që sakrificat i lexohen në rrudha, në flokët e bardhë dhe sy; grindjet dhe miqësitë e pathyeshme, topat e borës, fëmijë të pamundur dhe sensibilizimi i një shoqërie ndaj problemeve që ka një qytet i vetëm, një shtet i tërë e, së fundmi, të gjithë së bashku. I shkruar 130 vjet më parë, më 1886, nga një prej shkrimtarëve më të njohur e klasikë italianë, Edmondo de Amiçis, romani “Zemër” mbetet ende nga ata libra që lexohet me kënaqësi, me dhembshuri dhe me përgjegjësinë për të menduar një botë ku mëtohet përsosmëria drejt së mirës. Personazhet e paharrueshme, si Shkruesi i vogël fiorentin, Enriku, Garoni guximplotë, Markoja që kërkon të ëmën duke u nisur nga Apeninet e duke përfunduar në Ande, Çiçili tek Infermieri i Tatës dhe Feruços me gjyshen e tij të paralizuar, do të rizgjojnë në kujtesë fëmijërinë e prindërve të sotëm, po aq sa do të paraqiten për herë të parë për lexuesit e sotëm të vegjël.
Zemër
950 L
Gumëzhitja e fëmijëve në ditën e parë të shkollës e gjer në të fundit, përzierja e kësaj zhurme me ankthet e prindërve, herë një baba i varfër, herë i kamur, herë një nënë që sakrificat i lexohen në rrudha, në flokët e bardhë dhe sy; grindjet dhe miqësitë e pathyeshme, topat e borës, fëmijë të pamundur dhe sensibilizimi i një shoqërie ndaj problemeve që ka një qytet i vetëm, një shtet i tërë e, së fundmi, të gjithë së bashku.
Bli
Kategoritë: Botime artistike, Botime për të rinj [12-18], Klasikët
Etiketat: autorë botëror, aventurë, ëndrra, fëmijëri, klasikë, letërsi artistike, letërsi italiane, letërsi mbarëbotërore, mesazhe universale, ndjenja, përkthim nga orgjinali, personazhe, roman, rrëfim, seria klasikët për fëmijë, udhëtim, vepër e plotë, zemër
Autor: | Edmondo De Amicis |
---|---|
Botues: | Albas |
Përktheu: | Rigel Rizaj |
Viti i botimit: | 2016 |
Faqet: | 304 |
ISBN: | 978-9928-02-804-4 |
Jepni vlerësimin tuaj për librin “Zemër” Cancel reply
Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.