Panairi
Të martën, më 4 qershor, ka filluar Panairi i 21-të i Librit në Prishtinë. Si gjithmonë, pjesëmarrëse është edhe Shtëpia Botuese “Albas” me një numër të madh botimesh të reja, si për fëmijë, ashtu edhe për të rritur. Interesimi është i kënaqshëm, posaçërisht nga të vegjëlit, të cilët po na vizitojnë së bashku me prindërit e tyre për t’i zgjedhur librat që u pëlqejnë më së shumti. Këtë vit befasia për shkollarët nga klasa e parë deri në të pestën është botimi i librave të pushimeve verore “Aventurat tona të verës”, me autore Alida Thaçi, Arbërie Nagavci dhe Krenare Lleshi. Mirëpresim të gjithë të interesuarit të na vizitojnë në stendën tonë deri të dielën pasdite.      

Shto një koment

Adresa juaj e email nuk do të publikohet. Fushat që përmbajnë * janë të detyrueshme

fourteen − 14 =