‒ Çfarë keni marrë vesht për mue, Menalk?
‒ Vërtet doni me e ditë? A nuk keni frikë? Ju i njifni mjaft mirë miqtë e juej dhe të mitë për ta ditë se unë nuk mund të flas për ju me askënd. Besoj e vutë re se deri në ç’masë u kuptue leksioni yt.
‒ Por, ‒ thashë unë me njifarë padurimi të lehtë, ‒ asgja nuk ma jep sigurinë se ju mund t’ju them diçka ma shum sesa të tjerëve. Po hë njiherë, çfarë keni marrë vesht rreth meje?
‒ Fillimisht se ju keni qenë i smundë.
‒ Po kjo nuk ka ndonji gja për…
‒ Oh, kjo ka shum randësi. Mandej më kanë thanë se ju parapëlqenit me dalë vetëm, pa libër me vete (ja këtu unë fillova me ju admirue), ose kur nuk ishit vetëm kishit ma shum dëshirë me u shoqnue me çuna të rij sesa me gruen tuej. Mos u skuqni fare ose unë nuk do t’jua them vazhdimin.
‒ Tregoni pa më shikue pra.
| Autor: | Andre Gide |
|---|---|
| Botues: | Albas |
| Përktheu: | Primo Shllaku |
| Viti i botimit: | 2026 |
| Faqet: | 180 |
| ISBN: | 978-9951-15-451-2 |



Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.