Sapo ka dalë në treg libri i parë me tregime i serisë “Bëmat e Estes dhe Kokosë”, një vit më shumë, vëllimi i dytë.
Me një pendë mjaft të përshtatshme për fëmijët, me një sens të hollë humori, tregimet e shkurtra (aq sa fëmijëve të mos u soset durimi) janë të pasura me mesazhe edukuese, dhe me ngjarje tërheqëse nga jeta e përditshme. Libri është për fëmijët mbi tetë vjeç.
Janë tri fëmijë të një familjeje të lumtur që jetojnë mes paqes, haresë dhe dashurisë, ditët e rritjes së tyre. Edhe ky vëllim na njeh me bëmat e bukura plot jetë e humor të Estes çamarroke, e cila e ka një përgjigje për çdo situatë në të cilën ndodhet. Por cilat janë situatat e reja në të cilat ato përfshihen?
Ngjarjet e vendosura në ditët e sotme, përcjellin disa dilema plot argëtim e humor të fëmijëve, si dhe fantazinë e tyre të zbukuruara përmes mënyrës fëminore të të treguarit.
I pajisur me mesazhe dashurie, bashkëjetese në komunitet të larmishme, paqeje dhe harmonie në këtë bashkëjetese, libri shoqërohet me ilustrime plot ngjyra tërheqëse për të vegjlit. Gjithashtu, teksti është i pajisur me aparat pedagogjik, për të ndihmuar prindërit në bashkëbisedimin e tyre me fëmijët.
Ju ftojmë të lexoni librin e dytë mbi bëmat e Estes dhe Kokosë, e ku i dihet mbase na pret edhe një i tretë….



Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.