info@albas.al
TEL: 04 580 0160
Close

Burime të zgjedhura nga Historia e Marrëdhënieve Ndërkombëtare

1,000 L

Kjo përmbledhje dokumentesh dhe tekstesh të ndryshme që lidhen me Marrëdhëniet Ndërkombëtare (MN), mbulon një periudhë të gjatë historike në marrëdhëniet mes shteteve, që fillon nga kohët e lashta, shek. XIII o. Kr., deri në fund të shekullit XX. Një mjet studimi dhe pune për studiuesit e historisë së marrëdhënieve ndërkombëtare, studentë dhe të interesuar të ndryshëm për këto probleme i ka munguar deri tani botimeve tona universitare. Kjo anatologji është para së gjithash një mjet didaktik i domosdoshëm për të gjitha kurset e studimeve universitare, që lidhen me historinë e përgjithshme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Bli
somdn_product_page

Kjo përmbledhje dokumentesh dhe tekstesh të ndryshme që lidhen me Marrëdhëniet Ndërkombëtare (MN), mbulon një periudhë të gjatë historike në marrëdhëniet mes shteteve, që fillon nga kohët e lashta, shek. XIII o. Kr., deri në fund të shekullit XX. Një mjet studimi dhe pune për studiuesit e historisë së marrëdhënieve ndërkombëtare, studentë dhe të interesuar të ndryshëm për këto probleme i ka munguar deri tani botimeve tona universitare. Kjo anatologji është para së gjithash një mjet didaktik i domosdoshëm për të gjitha kurset e studimeve universitare, që lidhen me historinë e përgjithshme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Tekstet dhe dokumentat e botuara janë grupuar sipas kronologjisë e kombinuar edhe me kriterin tematik, duke ua kushtuar disa prej tyre zonave me interes gjeopolitik si p.sh. Çështja Lindore, problemet koloniale, integrimi dhe bashkëpunimi evropian e të tjera. Zgjedhja e teksteve dhe dokumenteve është bërë duke pasur në qendër të vëmendjes Evropën dhe rajonet e tjeratë lidhura ngushtë me të nga ana historike dhe politike. Përpos kriterit kronologjik, kriteri gjeografik i përzgjedhjes së dokumenteve lidhet kryesisht me Evropën dhe herë pas here, sipas tematikës së zgjedhur, me rajonet për rreth saj, si Linjda e Afërme, ose vende si SHBA-ja, kontinente si Azia, Afrika, që kanë qenë nën ndikimin e saj në kohët moderne.

Autor:

Petrit Nathanaili

Botues:

Albas

Viti i botimit:

2015

Faqet:

328

ISBN:

978-9928-02-591-3

Jepni vlerësimin tuaj për librin “Burime të zgjedhura nga Historia e Marrëdhënieve Ndërkombëtare”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 + 10 =

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.

X