“Sikur deti të arrijë të mbulojë malin, vetëm atëherë edhe ne nuk do të jemi më”, – thotë i moçmi i bardhë Seo Vreto, ulur në Çukën e Shtegtarit. Lashtësia. E sotmja. Dhe e nesërmja. Koha rrjedh pashtershmërisht. Dhe “kohët” e diktaturave duken aq përbuzësisht të vogla, pavarësisht nga gjurmët dhe pagesa humbëse, përballë KOHËS dhe JETËS.
Nuk mbulohet mali, nuk çnjerëzohet njeriu, nuk shinëzohet arti.
Në vitin 1980 Petro Markos iu kërkua të shkruante një roman me frymë autokritike për veprimet e deriatëhershme si shkrimtar dhe si prind, që mund të shërbente si masë për rehabilitimin e tij. Dhe ai shkroi romanin “Çuka e shtegtarit” në formën e një traktati politik mbi totalitarizmin komunist, që është edhe vetë drama e shkrimtarit Petro Marko…



Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.