info@albas.al
TEL: 04 580 0160
Close

Edipi mbret

700 L

Edipi mbret ka në qendër protagonistin, Edipin, i cili rreket të kuptojë me çdo mjet që ka ndoresh kush është, nga vjen, çfarë ka kryer me dhe pa dije, çfarë pasojash i ka sjellë komunitetit dhe mundohet si e si të vendosë drejtësi mes njerëzve, paqe mes njerëzve dhe zotave, i gatshëm edhe të sakrifikojë veten.

Bli

Edipi mbret ka në qendër protagonistin, Edipin, i cili rreket të kuptojë me çdo mjet që ka ndoresh kush është, nga vjen, çfarë ka kryer me dhe pa dije, çfarë pasojash i ka sjellë komunitetit dhe mundohet si e si të vendosë drejtësi mes njerëzve, paqe mes njerëzve dhe zotave, i gatshëm edhe të sakrifikojë veten. Pasi mëson se ai vetë është shkaku i fatkeqësive që kanë mbuluar qytetin, Edipi ndëshkon veten me verbim dhe merr rrugën si endacak. Kështu kryen pastrimin e qytetit jo vetëm duke gjetur shkakun e molepsjes, por edhe fizikisht, duke u larguar vullnetarisht prej tij. Ndonëse fatkeq, Edipi është imazhi i sundimtarit me dinjitet, qeverisësit të përkushtuar ndaj mirëqenies së të ngjashmëve. Në fillim të tragjedisë, Edipi na shfaqet si viktimë e fatit, kurse në fund, ndonëse i zhveshur nga gjithë atributet dhe privilegjet mbretërore, mbetet njeriu që mendon dhe vepron me vullnet të lirë.

Autor:

Sofokliu

Botues:

Albas

Përktheu:

Sokol Çunga

Viti i botimit:

2024

Faqet:

126

ISBN:

978-9928-920-54-6

Jepni vlerësimin tuaj për librin “Edipi mbret”

Your email address will not be published.

five + 11 =

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.

X