Edhe sot e kësaj dite, askush nuk ka gjetur qoftë edhe një gjurmë mbi legjendën e Kësulëkuqes. Mos vallë ajo lindi nga një ëndërr apo ndonjë vegim? Apo ndoshta një udhëtar apo vetë gjuetari që shpëtoi Kësulëkuqen dhe gjyshen e rrëfeu si histori për të vënë fëmijët në gjumë. Por e vërteta nuk është ajo që njohim, ashtu siç na është treguar për legjendën e Kësulëkuqes…
Enigmën e vajzës së vogël, që mbante mbi krye kësulën e kuqe, do ta zbuloni faqe pas faqeje vetëm në këtë libër. Këtu do të gjeni ditarin e vetë Kësulëkuqes dhe rrëfenjën e saj, të panjohur deri më tani.
Sapo ta merrni në duar dhe të nisni ta lexoni, do të ndieni pranë veshit zërin dhe frymën e saj, teksa zbret plot magji në botën e çdo fëmije.



Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.