Etnosimbolizmi dhe nacionalizmi paraqet në mënyrë të përmbledhur qasjen etnosimboliste në studimin e kombeve dhe të nacionalizmit. Përmes një argumentimi të shtjelluar dhe sistematik, në të jepet sfondi teorik i lindjes së etnosimbolizmit. Autori shpjegon mënyrën se si kjo qasje analizon formimin e kombeve, vazhdimësinë dhe ndryshimin e tyre, si dhe rolin e nacionalizmit.
Për A.D. Smith-in, qasja etnosimboliste ofron një plotësim dhe korrigjim të rëndësishëm të pikëpamjeve mbizotëruese në këtë fushë. Autori, po ashtu, u përgjigjet kritikave kryesore teorike të drejtuara ndaj etnosimbolizmit.
Ky libër është i domosdoshëm për studentët dhe për të gjithë ata që interesohen për çështjet që ngre studimi i etnicitetit, i kombeve dhe i nacionalizmit.



Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.