Te “Heroi me një mijë fytyra”, vepër themelore e studimit të miteve dhe simbolikës njerëzore, Joseph Campbell udhëheq lexuesin nëpër një udhëtim të jashtëzakonshëm përmes rrëfimeve që kanë formuar shpirtin e njerëzimit. Nëpërmjet shembujve të shumtë nga mitologjitë e lashta, nga heronjtë e Greqisë dhe Indisë, deri te figurat shpirtërore të Lindjes dhe Perëndimit, autori zbulon se të gjitha kulturat bashkëndajnë një model thelbësor në mitet e tyre të ndryshme heroike: udhëtimin e heroit. Campbell ravijëzoi kushtet, fazat dhe rezultatet themelore të këtij udhëtimi arketipal. Duke ndërthurur njohuritë e psikologjisë moderne me kuptimin revolucionar të mitologjisë krahasuese, “Heroi me një mijë fytyra” vazhdon të ketë miliona lexues në botë. Po aq e rëndësishme sot sa në ditën e parë të botimit, kjo vepër vazhdon të ndikojë thellësisht te shkrimtarët, tekstshkruesit, dizajnuesit e lojërave dhe regjisorët e filmave. “Heroi me një mijë fytyra” mbetet një pikë referimi për këdo që ka interes mbi nevojën njerëzore për të treguar histori.
Heroi me një mijë fytyra
1,800 L
Te “Heroi me një mijë fytyra”, vepër themelore e studimit të miteve dhe simbolikës njerëzore, Joseph Campbell udhëheq lexuesin nëpër një udhëtim të jashtëzakonshëm përmes rrëfimeve që kanë formuar shpirtin e njerëzimit.
Bli| Autor: | Joseph Campbell |
|---|---|
| Botues: | Albas |
| Përktheu: | Col Mehmeti |
| Viti i botimit: | 2025 |
| Faqet: | 429 |
| ISBN: | 978-9951-15-447-5 |



Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.