info@albas.al
TEL: 04 580 0160
Close

Imun

1,000 L

Në një botë që kërkon në ethe një kurë kundër virusit, Davidi, mjek në lnstitutin Kërkimor Sant’Angelo në Milano, e shpik atë, pa e ditur se po shpik fundin e vet. Ndërkohë, Greta, e mbyllur në shtëpinë e qelqtë në Rivierën Shqiptare, ku çdo frymë jehon si një kujtim, bëhet dëshmitare e padukshme e përplasjes mes së kaluarës dhe së tashmës. Sepse, ndonjëherë, më i rrezikshem se çdo virus, është ai që Iind brenda nesh.

Bli

Në këtë roman të guximshëm e të përftuar me finesë, Tobias Xhaxhiu e shndërron pandeminë në një pasqyrë të shpirtit njerezor, aty ku vetmia bëhët sistem, dashuria eksperiment dhe shpresa iluzion biologjik. Një histori për kufijtë e brishtë mes shpëtimit dhe humbjes, mes shkencës dhe ndjenjës. Në fund, shtrohet pyetja: a mund të mbetemi imunë perballë asaj që na bën njerëz.

Tobias Xhaxhiu është shkrimtar, dramaturg dhe skenarist shqiptar. Ka studiuar komunikim, arte pamore dhe media të reja. Romani i tij Memento Mori (2021) u shpall fitues i Fondit të Krijimtarisë Letrare për te Rinij, ndërsa veprat teatrore Elektroshok (2022) dhe Dy Fytyrat e Janusit, fituese e Talia e Flakës 2025, e kanë pozicionuar si një nga zërat me të veçantë të dramaturgjisë bashkëkohore shqiptare. Në krijimtarine e tii, trilli, introspeksioni dhe estetika vizuale ndërthurën në një gjuhë që leviz mes reales dhe imagjinares, duke krijuar universin e tij hibrid mes artit dhe mendimit.

Autor:

Tobias Xhaxhiu

Botues:

Albas

Viti i botimit:

2025

Faqet:

146

ISBN:

978-9928-922-23-6

Jepni vlerësimin tuaj për librin “Imun”

Your email address will not be published.

three × 3 =

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.

X