Një copëz letër, mbetur “e burgosur” në zarf, mban një sekret që shpaloset në faqet e fundit të këtij romani plot aventura, të cilat nisin në Tiranë e më pas zhvendosen në një fshat malor. Xhamat e thyer në shtëpinë e banorit më të ri të pallatit, zbulojnë një nga një fqinjët e kateve të tjera, e ndjekin deri në oborr fëmijët e moshave të ndryshme që argëtohen në lojëra e vrapime, që dinë të krijojnë skuadrat e tyre apo të organizojnë kohën e lirë. Ata janë fëmijë që ndonjëherë i derdhin të gjitha energjitë në fushat e lojës, por që, nga ana tjetër, bëjnë përpjekje të mëdha për të përballuar situatat e ndryshme, që u krijohen në shkollë e në jetën e përditshme. E këto janë rrëfime që shënjojnë jetën e lexuesve të vegjël, pasi jo vetëm rrjedhin natyrshëm, por të krijojnë përshtypjen sikur shkrimtari është edhe një shok e pjesëmarrës në lojërat, shqetësimet, gëzimet dhe brengat e tyre.
Kalamajtë e pallatit tim 1
800 L
Një copëz letër, mbetur “e burgosur” në zarf, mban një sekret që shpaloset në faqet e fundit të këtij romani plot aventura, të cilat nisin në Tiranë e më pas zhvendosen në një fshat malor. Xhamat e thyer në shtëpinë e banorit më të ri të pallatit, zbulojnë një nga një fqinjët e kateve të tjera, e ndjekin deri në oborr fëmijët e moshave të ndryshme që argëtohen në lojëra e vrapime, që dinë të krijojnë skuadrat e tyre apo të organizojnë kohën e lirë.
Bli| Autor: | Bedri Dedja |
|---|---|
| Botues: | Albas |
| Viti i botimit: | 2022 |
| Faqet: | 140 |
| ISBN: | 978-9928-375-85-8 |



Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.