info@albas.al
TEL: 04 580 0160
Close

Leksione për antropologjinë kulturore

800 L

Mitet dhe ritet janë të lidhura, midis vedi, ngushtësisht. Në të vërtetë, nuk ka rit që të mos jetë i lidhur me disa zhvillime mitike… Ceremonitë e flijimit ose ato të inicimit mund të quhen ndryshe edhe si riprodhime të veprimeve të kryera nga stërgjyshërit totemikë ose heronjtë qytetërues dhe krijues.

Bli

Mitet dhe ritet janë të lidhura, midis vedi, ngushtësisht. Në të vërtetë, nuk ka rit që të mos jetë i lidhur me disa zhvillime mitike… Ceremonitë e flijimit ose ato të inicimit mund të quhen ndryshe edhe si riprodhime të veprimeve të kryera nga stërgjyshërit totemikë ose heronjtë qytetërues dhe krijues. Dy ide pikëtakohen këtu në një mënyrë shumë të përgjithshme: së pari, miti ka qenë krijuar përgjatë periudhës mitike; së dyti, kur njerëzit celebronin mitin, ata s’bënin gjë tjetër veçse imitonin stërgjyshërit, heronjtë etj., që e kishin kryer për herë të parë këtë rit, këtë ceremoni… Me çdo mënyrë është e mundshme të lidhet miti me ansamblet e riteve dhe vëzhgimet, si përligjje e tyre, dhe me bashkësitë që, në çdo shoqëri i kanë praktikuar këto rite si një marrëdhënie vetëpërligjëse. Shoqëria njerëzore, për shembull, jep edhe lindje ne ritit të inicimit, fazë e domosdoshme e shtimit dhe identifikimit të familjes dhe bashkësisë njerëzore; dhe kjo përligj këto ceremoni që janë të larmishme dhe me zhvillime të veçanta në vende dhe popuj të ndryshëm… Përpunimi mitik i këtij riti përmban figurat e zotave të mëdha ose të heronjve, si dhe krijimin e breznive të reja. Bota mitike është një refleks i vetvetes, një refleks në të cilin ajo (vetvetja) ekziston si rezultat i një gjendjeje të re të papritur, që ndryshe mund të quhet gjendja e rikthimit, arsyeja e së cilës është ruajtja dhe vazhdimi, brenda qenies, i veprimit.

Autor:

Adem Jakllari

Botues:

Albas

Viti i botimit:

2018

Faqet:

228

ISBN:

978-9928-282-51-4

Jepni vlerësimin tuaj për librin “Leksione për antropologjinë kulturore”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × one =

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.

X