info@albas.al
TEL: 04 580 0160
Close

Mami është sëmurë!

550 L

Të mësosh se mami ka kancer është një përvojë e frikshme për një fëmijë. Djali i vogël i kësaj ndodhie pyet veten: “Mos është faji i tij që mami ka kancer? Si do të ndryshojë jeta e tij dhe e gjithë familjes së tyre?”.

Bli

Të mësosh se mami ka kancer është një përvojë e frikshme për një fëmijë. Djali i vogël i kësaj ndodhie pyet veten: “Mos është faji i tij që mami ka kancer? Si do të ndryshojë jeta e tij dhe e gjithë familjes së tyre?”. Ky libër nxit prindërit të jenë të hapur dhe të çiltër me fëmijën e tyre, edhe kur duhet të tregojnë se njëri tjetri nga prindërit ka kancer. Prindërit e djalit i shpjegojnë atij që mami do t’i nënshtrohet kimioterapisë dhe, duke luftuar sëmundjen dita-ditës, gjithçka do të shkojë mirë. Si përfundim, mami shërohet, por djali duhet të kuptojë se kanceri edhe mund të rikthehet. Ky libër i bën fëmijët të kuptojnë se kanceri është gjendje shëndetësore serioze. Po ashtu, i ndihmon ata të kuptojnë se po të mbështeten gjithmonë te prindërit, do ta kenë më të lehtë të largojnë ankthet dhe të shprehin emocionet e tyre. Nga ana tjetër, fëmijët ndihen të vlerësuar kur kuptojnë se dhe me sjelljet e tyre mund të ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes së të rriturit që është sëmurë.

Autor:

Jennifer Moore-Mallinos

Botues:

Albas

Përktheu:

Sofiana Filipi

Viti i botimit:

2011

Faqet:

36

ISBN:

978-9989-108-85-3

Jepni vlerësimin tuaj për librin “Mami është sëmurë!”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen + 18 =

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.

X