Tragjedia Medea e ka marrë titullin nga protagonistja e saj, një grua nga brigjet lindore të Detit të Zi, që shpërngulet në Korintin e Greqisë antike, e joshur nga Jasoni, me të cilin u dashurua. Mirëpo Jasoni e braktis atë për shtatin e një gruaje tjetër. Sundimtari i Korintit e dëbon Medean nga qyteti dhe ajo mbetet endacake, në mes të katër rrugëve, pa asnjë shpresë për jetën. Për të rivendosur nderin, ajo shkakton katër vdekje: vret nusen e re të Jasonit dhe babanë e saj, si dhe dy djemtë që ka me Jasonin.
Ndonëse u shkrua dhe u luajt në skenë në qytetin ku lindi dhe hodhi shtat demokracia, Medea ishte e vështirë për t’u pranuar në Athinën e shek. V p.K. Po në shoqëritë e sotme, a kemi nevojë për mesazhin e Medeas, se të drejtat e grave për barazi nuk mund të shpërfillen pafundësisht?



Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.