“Më i moçëm se tërë njerëzit së toku, kroi me sylynjarët gjithë myshk shpërfillte kohën me gurgullima, nuk plakej, as vdiste. Të kishte gojë do të tregonte histori pa fund për miqtë që i deshi, apo i donte ende. Mbrëmjeve vjeshtore, kur bimësia merr atë ngjyrën argjend në të verdhë, Isi dhe Lulja vinin këmbët në postaf, u hidhnin nga një grusht ujë syve, pinin ca gllënjka. Vala e kujtimeve i çonte moteve të shkuara…
” Vepra të tjera të autorit:
– Përthyerje, tregime & ese – Pesha e kohës, roman
– Bari i ujkut, prozë
– Ëndrrat kryqëzojnë kohën, novelë në dy gjuhë, shqip-anglisht
– Hapësirat rrallohen prej dhimbjes, ese – Grinata, tregime
– Pretenca, roman
– Pakt me të hënën, tregime & ese
– Nata e syve blu, roman
– Një grusht fat, roman
Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.