Libri “Mësimet e pianos” është një libër udhëzues për fëmijët 4-7 vjeç, që ulen për herë të parë para pianos dhe që kanë shumë dëshirë ta mësojnë atë.
Ju, lexues të vegjël, së bashku me 6 miq të rinj do të nisni një udhëtim muzikor shumë të bukur e të dobishëm. Ndërsa shfletoni faqet e librit, nëse do të ecni me kujdes, dëshirë dhe durim, do t’ia dilni që të bëni një rrugëtim praktik dhe magjik në rrugën bardhezi të quajtur “piano”.
I pasuruar me lojëra të thjeshta, gjëegjëza, rrëfenja të përkthyera në nota dhe ritëm, ky libër u shërben fëmijëve që të kuptojnë muzikën, të njohin teknikat, ritmin, ushtrimin e dëgjimit, leximin, improvizimin, solfezhin.
Udhëtimi muzikor në faqet e këtij libri ua bën fëmijëve më të këndshme dhe më të bukur këtë rrugë drejt mësimit të pianos.
Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.