info@albas.al
TEL: 04 580 0160
Close

Një minutë urti

570 L

Mjafton vetëm një minutë, për të lexuar çdonjërën nga anekdotat e këtij libri. Fshehur në faqet e tij (jo në fjalët, as në tregimet, por në frymën e tij, në gjendjen e tij shpirtërore, në atmosferën e tij) gjendet një urti, që nuk mund të përcillet në gjuhën njerëzore.

Bli

Mjafton vetëm një minutë, për të lexuar çdonjërën nga anekdotat e këtij libri. Fshehur në faqet e tij (jo në fjalët, as në tregimet, por në frymën e tij, në gjendjen e tij shpirtërore, në atmosferën e tij) gjendet një urti, që nuk mund të përcillet në gjuhën njerëzore. Gjatë leximit dhe hulumtimit të fjalëve enigmatike të mësuesit, mund të ndeshesh pa vetëdije me mësimin e heshtur që fshihet në libër dhe të rizgjohesh… dhe të ndryshosh. Kjo është urtia: të ndryshosh pa përpjekjen më të vogël nga ana jote, e beson ose jo, thjesht duke u vetëdijesuar në realitetin që nuk është fjalë, që është larg përkufizimit me fjalë. Urtia e këtij libri i përket si Lindjes, ashtu dhe Perëndimit.

Por ky nuk është një libër i lehtë! Nuk është shkruar për të mësuar, por për t’u vetëdijesuar. Nëse do të jesh aq me fat që të vetëdijesohesh në këtë mënyrë, do të kuptosh se pse gjuha më e bukur është ajo e pafolur, veprimi më i bukur është ai i pakryer dhe ndryshimi më i bukur është ai që s’e pret.

KUJDES! “Merri” tregimet me dozë të vogël: një ose dy herë. Një “mbidozë” pakëson dobinë.

Autor:

Anthony de Mello

Botues:

Albas

Përktheu:

Pllumb Gjergji

Viti i botimit:

2016

Faqet:

240

ISBN:

978-9928-02-799-3

Jepni vlerësimin tuaj për librin “Një minutë urti”

Your email address will not be published.

2 × one =

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.

X