info@albas.al
TEL: 04 580 0160
Close

Shpresa më e madhe

850 L

I shkruar nga zonjushë Kafka apo Kafka grua e letërsisë gjermane, siç është quajtur nga kritika Ilse Aichinger-i, romani Shpresa më e madhe është renditur ndër 100 librat më të bukur të shekullit XX.

Bli

I shkruar nga zonjushë Kafka apo Kafka grua e letërsisë gjermane, siç është quajtur nga kritika Ilse Aichinger-i, romani Shpresa më e madhe është renditur ndër 100 librat më të bukur të shekullit XX.

Elena e vogël dëshiron të shkojë në Amerikë, atje ku është arratisur edhe e ëma. Amerika është “shpresa më e madhe” për të gjithë që duan të arratisen, para se të jetë vonë. Por Elenës i duhet vizë. Është vetëm njëmbëdhjetë vjeç. Është kohë lufte. Nuk lejohen më udhëtime. Fëmijët ngelen të vetmuar me gjyshërit e tyre “të gabuar” hebrenj; me ta nuk dëshiron të luajë askush. As në shkollat publike si fëmijët e tjerë nuk mund të shkojnë. Vendi i lojës për ta janë varrezat. Në tre vjetët e jetës së Elenës në libër, lexuesi njihet me ngjarjet e mëdha të Luftës së Dytë Botërore nën përjetimet, ëndrrat, lojërat e panatyrshme, frikën dhe shpresën e një fëmije që jeton në Vjenën e ideologjisë naziste.

Romani “Shpresa më e madhe” na rrëfen magjishëm se njeriu nuk duhet t’i humbasë kurrë besimin dhe ëndrrat e tij se qielli diku do të jetë vetëm i kaltër

Autor:

Ilse Aichinger

Përktheu:

Anna KOVE

Botues:

Albas

Viti i botimit:

2020

Faqet:

234

ISBN:

978-9928-332-08-0

Jepni vlerësimin tuaj për librin “Shpresa më e madhe”

Your email address will not be published.

seventeen − ten =

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.

X